RAPORTI I GREKO-s NEGATIV, LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT “DËSHPËRUESE”

477
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia nuk ka bërë progres të dukshëm në zbatimin e rekomandimeve për parandalimin e korrupsionit mes deputetëve në Parlament, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në nivel të kënaqshëm janë zbatuar vetëm 6 nga 19 rekomandimet, thuhet në raportin e dytë të GREKO-s – trupi i Këshillit Evropian për luftë kundër korrupsionit, i cili u miratua më 22 qershor.

 

Sa do që të flitet, rezultatet e luftës kundër korrupsionit mes deputetëve, gjykatësve dhe prokurorëve, tregojnë se Maqedonia nuk ka bërë ndonjë progres serioz. Raporti i ri i GREKO-s ka ardhur në përfundim se në nivel të kënaqshëm janë  zbatuar  vetëm 6 nga 19 rekomandimet, ndërsa nga 13 të tjerat vetëm 8 rekomandime janë zbatuar pjesërisht, ndërsa 5 fare nuk janë zbatuar.

Monitoringu ka treguar se gjendja është më e keqe me deputetët në Kuvend – asnjë nga rekomandimet nuk është zbatuar as pjesërisht. Për këtë shkak, në vlerësimin për gjendjen në fushën e anti-korrupsionit  thuhet se është “dëshpëruese”.

GREKO u bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin aktivitete më të guximshme lidhur me numrin e rekomandimeve të publikuara para 4 ose 5 vjetëve. Në listën e vërejtjeve thuhet se 120 deputetë për shkaqe politike e kanë shtyrë nënshkrimin e kodeksit për sjelljen e tyre, me rregulla për parandalimin e konfliktit të interesave.

Pastaj përmendet fakti se ende nuk janë zgjedhur anëtarët e Komisionit anti-korrupsion, ndërsa ndryshimet ligjore për gjykata dhe prokuroritë realizohen me hapa të ngadalshëm. Trupi për luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit Evropian, edhe vitin e kaluar doli me raport të ngjashëm për Maqedoninë, në lidhje me zbatimin e 19 detyrave. Autoritetet në vend më shpesh arsyetohen me bllokadat politike në Parlament, përkatësisht me përkrahjen e dy të tretave të shumicës për ndryshimet ligjore në prokuroritë.

Progres i vetëm pozitiv i cili përmendet në lidhje me ndryshimet ligjore dhe avancimin e gjykatësve. Ekipi i Maqedonisë mori kërkesë nga GREKO që të dorëzojë raport për progresin e vendit në lidhje zbatimin e rekomandimeve, më vonë deri më 30 qershor të vitit 2019.