ARSENALI GATI T’IA RRËMBEJË NGA DORA LIVERPOOLIT KROATIN, VETËM DY MILIONË E NDAJNË VIDAN NGA TOPÇINJTË

713
0
SHPËRNDAJE

Kroacia është nënkampione e Kupës së Botës.

Rrjedhimisht disa prej lojtarëve kroat janë ndër më të kërkuarit në afatin kalimtar të verës.

Një prej tyre është edhe Domagoj Vida, i cili po kërkohet kryesisht prej gjigantëve të Ligës Premier.

Pas Liverpoolit, edhe Arsenali raportohet se i dëshiron shërbimet e biondit të Besiktasit.

Madje, londinezët janë duke ofruar 28 milionë euro për reprezentuesin kroat.

GettyImages-999450210

Ndërkohë, Besiktasi është i gatshëm ta shes lojtarin për 30 milionë euro dhe asnjë cent më pak.

Ndryshe, skuadra turke ka refuzuar tashmë një ofertë të Liverpoolit, e cila përmbante shifrat e 24 milionë eurove.

Vida gjatë karrierës së tij përveç Besiktasit ka luajtur edhe me Dinamo Zagrebin, Dinamo Kievin dhe Bayer Leverkusenin.