351 raste aktive, por prezent është varianti indian

TË FUNDIT

Vazhdon numri të infektuarve të jetë i ulët në Maqedoninë e Veriut, por vaksinimi shkon me rritëm më të ngadalësuar, kjo sepse ende nuk kanë arritur sasia e paralajmëruar e vaksinave.

Raste aktive në vend janë 351, por nga ana tjetër, pika më e madhe e vaksinimit në vend, salla “Boris Trajkovski” për tre ditë ka qenë e mbyllur.

Dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi, se është konfirmuar rasti i dytë me variantin indian të koronavirusit. Është rast kontakti me pacientin e parë, të cilët bashkë kanë ardhur nga Iraku, por që simptomat i ka shfaqur më vonë. Nuk ka vend për panikë, tha Filipçe.

“Ka edhe një pacient të tillë të njëjtë i cili u mjekua në një nga spitalet private, tani për tani dhe parametrat epidemiologjikë të cilat janë realizuar, tregojnë se nuk ka asnjë rrezik, kurse masa shtesë të tjera nuk ka nevojë të bëhet”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ndërkohë ka paralajmëruar edhe arritjen e vaksinave.

Deri në fund të muajit qershor pritet të arrijnë rreth 600 mijë vaksina, me çka do të mund të përshpejtohet procesi i vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka paralajmëruar se më 28 qershor duhet të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer”, nëpërmjet mekanizmit të Kovaksit, kurse deri më 30 qershor pritet edhe dërgesa prej 500 mijë vaksinave kineze “Sinovak”./TV21