Zyrtarizohet kandidatura e Sadi Bexhetit për kryetar të Tetovës

TË FUNDIT

Sonte, më 18 qershor, u mbajt Kuvendi i Degës Tetovë ku u zgjodh kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së degës. Ndërsa, poashtu, në këtë kuvend u zyrtarizua edhe kandidatura e Sadi Bexheti për kreun e Komunës së Tetovës.

Me këtë rast, Bexheti ka deklaruar, se e ka pranuar kandidaturën jo për motive personale.

“Propozimin e kryetarit Thaçi për t’i hyrë betejës për kryetar të Komunës së Tetovës e pranova, jo për motive personale. Unë, tashmë kam një karrierë të suksesshme në botën akademike dhe jo vetëm në të. Këtë sfidë e pranova vetëm dhe vetëm me një motiv: ashtu si të gjithë ju, dhe, ashtu si të gjithë tetovarët e tjerë, edhe unë nuk mund të rrija indiferent ndaj këtij mosinteresimi, ndaj kësaj nëpërkëmbjeje dhe ndaj gjithë këtij shkatërrimi që, tani e tetë vjet, në vazhdimësi i bëhet qytetit tonë nga kryetarja aktuale dhe ekipi i saj”, tha Bexheti në fjalimin e tij, transmeton TV21.