SHQIPËRIA IA “VJEDH” DEMIRIN MAQEDONISË

2167
0
SHPËRNDAJE

Futbollisti Besir Demiri mund të bëhet pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas burimeve jozyrtare futbollisti nga Shkupi, i cili ka luajtur për përfaqësuesen e shpresave të Maqedonisë, pritët që shumë shpejt të pajiset me pasaportë shqiptare.

Demiri me shpresat e Maqedonisë ka luajtur në 16-të ndeshje, ndërsa me seniorët është grumbulluar dy herë, por vetëm në ndeshje miqësore, andaj kjo i jep të drejtë atij që të vesh fanellën kuqezi.

Demiri ishte njëri nga futbollistët kyç në përfaqësuesen e shpresave të Bobi Milevskit, me të cilën arritën edhe kualifikimin historik në Kampionatin Evropian Poloni 2017.