Mbyllet me fitore të Italisë ndeshja hapëse e Euro 2020

TË FUNDIT

Italianët arkëtojnë tre pikët e para të Kampionatit Evropian.

Ka përfunduar ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian Euro 2020 mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Italisë, ku kjo e fundit regjistroi fitoren e parë të këtij kampionati me rezultat 3:0.

“Azzurët” me plot meritë triumfuan në këtë përballje, ku gjatë tërë ndeshjes kanë qenë bindshëm më të mirë në fushë, me golat e Immobiles në minutën e 53’ dhe të Insignes në minutën e 79’, dhe një autogol të mbrojtësit të Juventusit Merih Demiral në minutën e 53’.

Këto janë tre pikët e para të Italisë në Euro 2020, ku tani e kryesojnë Grupin A, në të cilin gjenden edhe Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Uellsit./21Media