TEATRI SHQIPTAR NGA SHKUPI ME “VDEKJEN E DANTONIT” SONTE NË “VERËN E OHRIT”

608
0
SHPËRNDAJE

Skena në qendrën “Grigor Përliçev” në kuadër të Festivalit “Vera e Ohrit” sonte është e rezervuar për shfaqjen “Vdekja e Dantonit” nga regjisori boshnjak Dino Mustafiq, në interpretim të Teatrit shqiptar nga Shkupi.

Dramën “Vdekja e Dantonit” autori Georg Bihner e shkroi në vitin 1937 në periudhën e artë të romantizmit gjerman në moshëpn jo të plotë 22-vjeçare, vetëm dy vite para se të ndërronte jetë nga tifoja. Pavarësisht ideve revolucionare, autori në këtë dramë tregon edhe dyshim për mënyrën e zbatimit të ndryshimeve revolucionare, duke e parashtruar pyetjen: kur ndalon revolucioni? Mu për atë shkak ngjarja në dramë fokusohet në periudhën e sundimit dhe përçarjes së vetë revolucionarëve.

Sipas dramaturges së shfaqjes, Zjeljka Udoviçiq – Pleshtina, thelbi i ngjarjes shtrihet në konfliktin mes Dantonit dhe Robespjerit, përkatësisht mes dy botëkuptimeve të ndryshme për atë se çfarë do tëp duhej të ishte shteti pas revolucionit të kryer. Danton mu nga fillimi është shfaqur si person dekadent, i prirë drejt hedonizmit, por qëndriemt e tija politike janë liberale dhe tolerante. Robespjer, ndërkaq, betohet në virtytin, për vete pohon se ka vetëdije të pastër, por i vret të gjithë të cilët mendojnë ndryshe sepse, virtyti duhet të sundojë me ndihmën e terrorit.

Për shkak të shfrytëzimit të materialit të apsur dokumentar dhe montazhit të citateve dhe burimeve historike “Vdekja e Dantonit” në kombinim me interpretimin autorial të temës, në kohën kur është shkruar ka shkaktuar shumë kundërthënie dhe e ka pritur paraashfaqjen mbi 60 vite. Sot, kjo vepër konsiderohet si lajmëtare e të ashtuquajturit teatër dokumentar.

Regjisori Mustafiq ka bërë regjinë e mbi 80 shfaqjeve të shkrimtarëve klasikë dhe bashkëkohorë. Ka xhiruar disa filma dokumentarë me të cilët ka marrë pjesë në festivale të shquara për film dokumentar në Montreal, Amsterdam, Stamboll etj.

Për shfaqjen është angazhuar ekip i shumtë me mbi 20 aktorë të Teatrit shqiptar të Shkupit.