Falsifikimi i pasaportave, 3 vjet burg për Faruk Bukin

TË FUNDIT

Gjykata Penale e Shkupit shpalli fajtorë tre persona të cilëve u shqiptoi aktvendime në lidhje me rastin Dvojnik për falsifikim të pasaportave dhe dokumenteve.

Faruk Buki u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Vesna Kolevska dhe Branisllava Blladiçevska morën dënim të kushtëzuar prej 1 viti. Nga të akuzuarit të cilët deri më tani e pranuan fajin, gjashtë prej tyre u dënuan me burg prej 1 viti dhe 7 muaj deri në 2 vjet dhe 7 muaj, ndërsa një person mori dënim të kushtëzuar.

Në rastin “Dvojnik” janë akuzuar 11 persona prej të cilëve 10 janë të punësuar në MPB-në ndërsa 1 person është ndërmjetësues. 7 prej tyre e kanë pranuar fajin.

Ata janë akuzuar për shkak se në periudhën prej 2017 deri në 2020 kanë dhënë 215 pasaporta të falsifikuara. Skandalin e bëri publik VMRO-DPMNE-ja dhe një ditë pas kësaj MPB-ja arrestoi disa persona./TV21