SEJDIU, SPARI HERË ORGANIZOJMË FESTIVAL NË ZHELINË

636
0
SHPËRNDAJE

Gjithashtu pjesë e emisionit 21Gradë ishte mysafir edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu tha se angazhimet në politikë janë të mëdha që kur kanë marrë këtë detyrë, ndërsa komunës në fjalë tani angazhimet gjatë kohës së verës vetëm sa shtohen, dhe i njejti tha se pushimet për këtë verë i ka prolonguar.

Sejdiu shtoi gjithashtu se 18 deri në 22 korrik është paraparë kur do të organizohet Festivali i trashëgimisë kulturore, dhe e cilësoi si projekt gjigant, që siç shtoi më herët asnjëherë nuk janë organizuar.

Për më shumë rreth Festivalit të trashëgimisë kulturore, dhe projekteve të tjera që do të ndërmerren nga kryetari i Zhelinës, ndiqni video e plotë.