U HAP SHTËPI GRUPORE NË TIMJANIKMARTINA, ADELINA, NIKOLLA DHE ANTONIO FILLUAN JETË TË RE

605
0
SHPËRNDAJE

Martina, Adelina, Nikolla dhe Antonio, katër fëmijë me aftësi të kufizuara fituan jetë të re, asi sot ishte hapur Shtëpia e vogël grupore në fshatin Timjanik të Negotinës. Ata këtu janë si një familje e vogël, pasi e lëshuan Entin Special Demir Kapi, në suaza të procesit të de institucionalizimin. Siç tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ata tani fituan jetë dinjitoze. Ajo shfaqi mirënjohje të madhe deri te UNICEF-i, UNDP, Lidhja e Defektologëve, komunat të cilat e pranojnë këtë koncept dhe kryetari i Negotinës. Paraprakisht tre fëmijët e tjerë ishin akomoduar në një shtëpi të vogël grupore në Negotinë, ndërsa ministrja paralajmëroi se procesi vazhdon edhe më tej në të gjitha institucionet.

Në pyetjen e gazetarëve, ajo tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për kopsht në fshat dhe paralajmëroi kopsht të ri në Negotinë për vitin e ardhshëm. Para pothuajse një muaji, banorët e Timjanikut protestuan kundër hapjes së një Shtëpie të tillë, duke kërkuar që të ndërtohet çerdhe. Disa ditë më vonë u arrit marrëveshje me Ministrinë për punë dhe politikë sociale.