PUNËTORËT E NDËRTIMTARISË KËRKOJNË STAZH TË PRIVILEGJUAR, MINISTRIA PËRPILON NDRYSHIME

538
0
SHPËRNDAJE

Nga Sindikata e punëtorëve të ndërtimtarisë, vlerësojnë se ikja e fuqisë punëtore nga vendi mund të parandalohet me rritjen e pagave dhe me stazh të privilegjuar. Ata kërkuan që punëtorët me profesione më të rënda nga sfera e ndërtimtarisë, siç janë shfrytëzuesit e makinave ndërtimore, drejtuesit e vinçave dhe ngasësit e makinave të rënda ndërtimore, së paku një vit më herët të dalin në pension. Për shkak të kushteve joadekuate në të cilat punojnë, nga sindikata thonë se janë të brengosur për jetëgjatësinë e shkurtër të punëtorëve të ndërtimtarisë.

Në kohën e fundit kam dëgjuar dhe kam informacione, njerëz më lajmërohen, se punëtorët që punojnë në ndërtimtari, vdesin në moshën 60 vjeçe. Nuk duam që punëtorët në mënyrë të drejtpërdrejtë nga puna të shkojnë në varr, të bartur në arkivol, deklaroi Atanas Trajkovski – Sindikata e pavarur e punëtorëve të ndërtimtarisë.

 Trajkovski theksoi se shumë shpesh, punëtorët e ndërtimtarisë shkojnë në Gjermani për të punuar, ndërsa ata që mbeten në Maqedoni, të holla fitojnë duke punuar edhe si mjeshtër.

Edhe vozitësit largohen nga Maqedonia, më së shumti shkojnë në Maltë.

Katastrofa më e madhe është kur dëgjojmë se nga Maqedonia, punëtorët shkojnë që të punojnë në Maltë, që është vend shumë i vogël. Një numër i madh i vozitësve nga NQP, e kanë lënë punën, për të shkuar në Maltë, e të mos flasim për privilegjet që i kanë në shtetet më të mëdha. Andaj nuk është e çuditshme që po rifillon kjo valë e punës për të shkuar në vendet e huaja, deklaroi Strasho Jovanov – Sindikata e pavarur e drejtuesve të kamionëve.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale, tashmë dhanë dritë jeshile  iniciativës për stazh të privilegjuar të minatorëve. Prej atje, paralajmëruan se së shpejti, stazh të privilegjuar do të ketë edhe për profesione të tjera.

Ministria për punë dhe politikë sociale përpiloi ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor në procedurë të rregullt, sipas të cilëve për kategorinë e personave të siguruar që punojnë në vende të punës me 12 muaj stazh efektiv të sigurimit, i cili vlerësohet si stazh  i sigurimit, që të sigurojnë të drejtë për pension pleqërie pasi që të arrijnë 40 vjet stazh (për burra) dhe 35 vjet stazh (për gra), reaguan nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Tani për tani, sipas rregullores së miratuar para 7 viteve, stazh të privilegjuar marrin persona kur punëdhënësi i ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse, por përveç asaj, edhe  puna e tyre paraqet rrezik për shëndetin e tyre, siç janë punëtorët në shkritore, varrmihësit, barinjtë, balerinat, pilotët, zhytësit dhe të siguruarit invalidor. Stazh të këtillë kanë edhe punësuarit në disa prej shërbimeve publike, siç është transporti publik, ndihma e shpejtë, vozitës në transportin publik, policët, pjesëtarët e ARM-së dhe zjarrfikësit. Tani për tani, punëtorët e ndërtimtarisë në Maqedoni dalin më herët në pension vetëm në qoftë se punojnë në gërmimin e tuneleve.

Përgatiti: Dançe Azamnova