MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM, MAQEDONIA DREJT NATO-s DUKE MËSUAR NGA MALI I ZI

505
0
SHPËRNDAJE

Ministrat për Punë të Brendshme të Maqedonisë dhe Malit të Zi, Oliver Spasovski dhe Mevludin Muhoxhiq, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim kundër tregtisë me njerëz. Ministri Spasovski tha se më e rëndësishmja e këtij bashkëpunimi është se Maqedonia do të marrë shembull nga Mali i Zi në këtë periudhë kur vendi ynë është afër hyrjes në NATO dhe hapjes së bisedimeve për në BE. Duke i përmendur përparësitë e të qenit anëtar i NATO-s, Ministri malazez Huxholiq tha se anëtarësimi  në NATO i ka sjellë Malit të Zi shumë privilegje, më shumë investime dhe më shumë turistë.

“Me të vërtetë përkrahja për ne ka rëndësi të veçantë, oferta nga ana e ministrit dhe delegacionit të tij, që të na ndihmojnë së bashku t’i kalojmë të gjitha këto hapa që na dërgojnë deri te negociatat e pranimit të kapitullit 24. Gjithashtu u morëm vesh që përmes grupeve të përbashkëta të punës të punojmë drejt bisedimeve pranuese për në BE dhe në NATO”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Si anëtare e 29 e NATO-s, mund të ndihmojmë me përvojën tonë. Duam dhe do të ndihmojmë. Me gjithçka që mundemi do të ndihmojmë. Ajo rrugë për anëtarësim në NATO me të vërtetë ka përfitime. Integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO, sjell siguri në Ballkan por edhe ne rajon“, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Mevludin Huxholiq.