ALISSON ZBULON MESAZHIN QË IA KA DËRGUAR MOHAMED SALAH

1210
0
SHPËRNDAJE

Alisson e Mohamed Salah tani do të bëhen sërish bashkëlojëtarë te Liverpool

Portieri brazilian mbrëmë është zyrtarizuar si futbollist i skuadrës nga Premier Liga.

Liverpooli ka thyer rekord, duke bërë blerjen më të shtrenjtë në histori për një portier, pasi i ka paguar Romës 75 milionë euro për Alisson Becker.

Braziliani pasi kaloi testet mjekësore u prezantua si futbollist i “The Reds”. Alisson tregoi një detaj interesant gjatë prezantimit, ku kishte pranuar një mesazh nga Mohamed Salah, me të cilin kishte luajtur te Roma dhe tani do të bëhen sërish bashkëlojtarë te Liverpool.

“Salah? Nuk kemi pasur shumë kontakte pas largimit të tij nga Roma. U takuam përsëri në lojë kur ishim kundër njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve”.

“Dje ai më dërgoi një mesazh ku shkruante: ‘Hej, çfarë po pret?’ Ndërsa negociatat ishin në një fazë të avancuar, menjëherë iu përgjigja atij duke thënë: ‘Qetësohu, jam rrugës’”, ka thënë Alisson.