FOTO LAJM: Rrëzohet semafori për këmbësorë!

TË FUNDIT

Në udhëkryqin para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, është rrëzuar semafori për këmbësorë.

Si pasojë, këmbësorët nga njëri drejtim kanë hasur në vështirësi për t’u orientuar se kur duhet të kalojnë rrugën, raporton TV21.

Mbetet të shihet se kur do të sanohet dëmi dhe kur këmbësorët do të mund të orientohen lehtë për të kaluar rrugën.