SIMEONE KANDIDAT PËR TRAJNER TË ARGJENTINËS

570
0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja argjentinase po kërkon trajner të ri

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo beson se Diego Simeone do të jetë trajner i Argjentinës në të ardhmen.

Diego Simeone, luajti në 106 paraqitje për kombëtaren e tij, duke shënuar edhe 11 gola dhe më pas ka pasur një karrierë të bujshme si trajner i Atleticos, prandaj edhe shihet si njeriu i duhur për ta kthyer në rrugë të mbarë kombëtaren “Albiceleste”.

“Mendoj se do ta provonte, por ende është shumë herët që ai të bëjë këtë lëvizje”, tha Cerezo.

“Unë do ta këshilloja Diegon të qëndronte këtu për shumë vite dhe pastaj do të ishte në pozitën e tij më të mirë për t’u bashkuar me Argjentinën”, ka thënë më pas presidenti i Atleticos.