Janë kontrolluar pesë pompa të benzinës!

TË FUNDIT

Janë kontrolluar pesë pompa të benzinës për të matur cilësinë e lëndëve djegëse që konsumojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç sqaroi ai, parashihen disa analiza dhe fillimisht është bërë analiza nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

“Tani i presim edhe analizat tjera nga laboratorët tjera të akredituara. kur do të përfundojnë të gjitha këto procedura, do të publikohen emrat e kompanive ku do të konstatohen parregullsi”, tha Bekteshi, transmeton TV21.