VDIQ FËMIJA 17 MUAJSH PASI U LA I MBYLLUR NË VETURË

2916
0
SHPËRNDAJE

Një fëmijë vetëm 17 muajsh u gjetë i vdekur këtë të premte në makinë, pasi u la për orë të tëra në diell, i mbyllur brenda veturës.

Ishin kalimtarët e rastit ata që lajmëruan autoritetet, pasi panë fëmijën brenda makinës në vendin e parkimit. Ndihma e shpejtë theu xhamin, duke tentuar të shpëtojë të miturin, por pa rezultat, vogëlushi kishte vdekur. Ngjarja shokuese ndodhi në zonën e Pembroke Pines, të Floridas- SHBA.

I mituri ishte lënë nga prindërit brenda makinës, të cilët duhet të mbaronin disa punë.

Por, për shkak të qëndrimit të gjatë dhe temperaturave mbi 30 gradë, i mituri vdiq prej asfiksisë.