BËHET I DITUR IDENTITETI I TRE TË LËNDUARVE NË KËMBIMZJARRIN NË TETOVË

3697
0
SHPËRNDAJE

Përleshja e armatosur në Tetovë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “29 Nëntori”. Rasti në ora 02:20 është denoncuar në stacionin e policisë në Tetovë. Lëndime trupore nga pistoleta ka marrë 37 vjeçari S.K. dhe 26 vjeçari S.K., ndërsa 49 vjeçari M.A. Ka lëndime në kokë. Që të tre për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, njoftojnë nga SPB-ja në Tetovë.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se menjëherë pas denoncimit në terren kanë dalë ekipet e SPB-së në Tetovë dhe nga Prokuroria publike dhe se nga vendi i ngjarjes janë marrë një revole me kornizë me tetë plumba dhe pesë gëzhoja. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet udhëtimi “Mercedes” me targa të Tetovës.

Gjithashtu nga SPB-ja në Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.