AUV ka nevojë për 20 inspektorë

TË FUNDIT

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka mungesë të kuadrit, deklaroi drejtori Nikollçe Babovski,

Ai ka thënë, se nuk mund të thuhet se nuk ka fare kuadër, por kanë nevojë për punësimet shtesë të inspektorëve.

“Kemi, nuk mund të ankohemi që nuk kemi, por përgatitja profesionale nuk është e duhur…. Ne kemi nevojë për më pak se 20 inspektorë në terren, këtu plus hyjnë edhe vendkalime kufitare ku ne gjithashtu kemi njerëz tanë”, tha Babovski, transmeton TV21.