ZAEV: NUK PRANON QEVERI TEKNIKE, KSHZ-ja TË MOS BLLOKOHET NGA OPOZITA

743
0
SHPËRNDAJE

“Ky manifestim ka rëndësi për shkak të realizimit të aspirimeve shumëvjeçare të Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj, vendosëm që muzikën ta sjellim tek qytetarët e jo ti çojmë qytetarët me autobusë për të festuar”, tha kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev, njoftoi se në 15 qytete të  vendit do të festojë me valle e këngë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Ai e ftojë opozitën që t’ua urojë qytetarëve dhe të mos bëjë presion mbi muzikantët.

“Dua ti bëj thirrje opozitës që të ndalet të përhapë urrejtje ndaj shumicës demokratike në vendin tonë. Maqedonia meritoi të festojë, andaj e ftoj opozitën që tu urojë qytetarëve, dhe të mos bëjë presion ndaj muzikantëve, të cilët në mënyrë të ndershme dhe transparente marrin pjesë në këtë manifestim. Maqedonia është vend i lirë, dhe çdo qytetar vendos sipas vullnetit të tij dhe vendos për qëndrimin e tij. Opozita duhet ta përkrahë ardhmërinë e Maqedonisë dhe të heqë dorë nga përhapja e urrejtjes”, tha ai.

Lidhur me përbërjen e re të KSHZ-së kryeministri tha se shumë shpejtë do të tejkalohet ky problem dhe së bashku me partitë politike dhe ditët në vijim do të debatohet për datën e referendumit në vend.  “Besoj se këto ditë ekipet e negociuesve do ta përfundojnë punën e tyre, besoj se nuk do të ketë kushte që mund ti bllokojnë proceset që pasojnë, dhe janë procese në të cilët qytetarët  e shprehin mendimin e tyre. Unë personalisht pres që së shpejti të formohet KSHZ-ja. Gjithashtu, pres që së bashku, ta definojmë ditën e mbajtjes së referendumit, pyetjen e referendumit, karakterin e referendumit dhe çështjet e tjera”, u shpreh ai.

Zvarritja e zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së, vë në pikëpyetje mbajtjen e referendumit në fund të shtatorit ose fillimin e tetorit por kryeministri njoftoj se nëse nuk arrihet marrëveshje, nuk përjashtohet mundësia për takim liderësh. Për thirrjen e mbledhjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime, opozita si parakusht ka vendosur kalimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe Ligjin mbi Qeverinë.

Përgatiti: Zimer Jashari