KROACIA – ANGLIA, FORMACIONET ZYRTARE

507
0
SHPËRNDAJE

Në stadiumin Luzhniki të Moskës luhet gjysmëfinalja mes dy befasive të këtij Botërori, Kroacisë në njërën anë dhe Anglisë në anën tjetër.

Për kroatët kjo është gjysmëfinalja e dytë në histori, ku për herë të parë kishin luajtur ndaj Francës në vitin 1998 dhe kishin humbur 1-2. Kurse anglezët për herë të fundit që kanë luajtur në një gjysmëfinale ka qenë Botërori i vitit 1990 i mbajtur në Itali dhe janë mposhtur nga Gjermania pas penalltive.

Kroacia luan me formacionin e njëjtë sikurse në ndeshjen me Rusinë, ku edhe mbrojtësi Sime Vrsaljko që pritej të mungonte për shkak të lëndimit, ka shtrënguar dhëmbët dhe do të luajë që nga minuta e parë.

Edhe trajneri Gareth Southgate ka zgjedhur 11 futbollistët e njëjtë që luajtën në sfidën ndaj Suedisë.

Formacionet zyrtare: Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Rebiç, Mandzukiq.

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Young, Henderson, Lingard, Dele Alli, Sterling, Kane.