MPB: I HEDHIM POSHTË TË GJITHA DEZINFORMIMET E DISA PARTIVE POLITIKE

556
0
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese në lidhje me rastin e 29 qershorit apelon t’u jepet hapësirë institucioneve që ta kryejnë punën e tyre.

“I hedhim poshtë të gjitha dezinformimet të disa individëve dhe disa partive politike të papërgjegjshme, të cilat e keqpërdorin vdekjen e djaloshit. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur padi penale kundër B.B. (20) dhe J.L. (19), të gjithë nga Shkupi, të cilët më 29.06.2018 rreth orës 17:30 në Shkup në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandar Makedonski” e kanë sulmuar N.S., i cili u dërgua në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” Shkup. Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë, të dyshuarit janë privuar nga liria dhe u është shqiptuar masa e paraburgimit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.