U NËNSHKRUA MARRËVESHJE ME FAO, STRATEGJI PËR PËRBALLJE ME NDRYSHIMET KLIMATIKE

390
0
SHPËRNDAJE

Së bashku me Kombet e Bashkuara dhe Fondin e gjelbër klimatik, kundër ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe pasojave prej tyre. Përfaqësuesit e qeverisë nënshkruan marrëveshje me Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara e njohur si FAO, për përpilim të strategjisë nacionale.

“Në kuadër të këtij projekti do të formohet një ueb faqe ku do të kenë qasje të gjithë ata që do t’i ndjejnë pasojat e ndryshimeve klimatike. Përkatësisht, do të bëjmë një “Hab” ku do të mund të veprojmë në mënyrë të sinkronizuar si shtet në lidhje me përballimin me ndryshimet që janë pasojë e ndryshimeve klimatike”, tha Koço Angjushev, zv/kryeministër dhe koordinues i FGJK.

Pa strategji për përballimin me ndryshimet klimatike dhe pa aktivitete konkrete, bujqit dhe të mbjellat e tyre varen nga kushtet meteorologjike. Rasti i fundit për të cilin bujqit, pas stuhisë së madhe, e presin ndihmën e shtetit, ishte komuna e Mogilës ku u shpall fatkeqësi natyrore.  U shkatërruan shumë të mbjella dhe mundi i bujqve ishte për kot. Ky ishte imazhi i komunës pas rreshjeve dhe breshërit para disa ditësh.

“Shkatërroi të gjitha, brenda 15-20 minutave u shkatërrua e gjithë fusha. U kapluan vreshtat, pemët, duhani, sepse fshati ynë  merret me kultivimin e duhanit, ne kryesisht me këtë merremi. Nga duhani nuk mbeti asgjë”, tha Dragi Kebakoski, bujk.

Gjatë disa viteve të kaluara, zgjidhjen për të mbjellat e shkatërruara, bujqit e kërkojnë tek autoritetet. Bëhen vlerësime të dëmeve, ndërsa pas kësaj pritet dëmshpërblim. Vetëm një numër i vogël prej tyre i kanë siguruar të mbjellat e tyre, disa për shkak të mungesës së financave, ndërsa të tjerët, siç thanë, për shkak të kushteve të këqija që ua ofrojnë kompanitë e sigurimit.

Përgatiti: Dançe Azmanova