TË SHTËNA NË NOVO SELLË TË STRUMICËS, KRYETARI I KOMUNËS I PËRFSHIRË NË KONTRABANDË ME CIGARE

510
0
SHPËRNDAJE

Furgona  me kuti prej kartoni, të mbushura me cigare, një motoçikletë, tre aparate toki-voki për komunikim, dylbi dhe një çantë e hedhur, kanë qenë rekuizitat që i ka përdorur grupi nga pesë kontrabandistët në krye me kryetarin e komunës Novo Sello, në të cilin ka marrë pjesë edhe bashkëshortja e tij si dhe disa familjarë. 29 kuti me nga 50 paketa cigare dhe një kuti me 49 paketa cigare ka gjetur policia në automjetin të cilin  e ka vozitur kryetari Stojçev kur grupi, rreth orës 19 është ndalur në afërsi të fshatit Badelan.

“Në njërin automjet në të cilin kanë qenë personi B.S. (54) dhe J.S. (49) nga fshati Novo Konjarevo, ka pasur 29 kuti me 50 paketa cigare dhe një kuti me 49 paketa cigare. Në automjetin tjetër kanë qenë vozitësi G.S. (24) dhe S.V. (26) nga fshati Novo Konjarevo. Në të dy automjetet janë gjetur 35 paketa cigaresh dhe një kuti me 49 paketa cigaresh dhe një paketë me 9 pako. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve të nevojshme, u arrestuan personi M.T. (52) nga fshati Samoillovo, i cili ka ngarë motoçikletë “Hamachi”, pa targa”, tha Hrizantema, Rendevska, SPB-Strumicë.

Nga policia thanë se kanë përdorur të shtëna paralajmëruese pas tentimit të automjetit të dytë për të ikur nga vendngjarja. Banorët e fshatit Novo Sello nuk deshën shumë të flasin para kamerës për ngjarjen dhe thanë se nuk e kanë ditur se kryetari i tyre është i paraburgosur.

“Në të vërtetë? ky kryetar, mos është ish- kryetari?”
“Jo, nuk e dimë, në të vërtetë.”
“U habita, është njeri i ndershëm. Por ka ligje”, thanë disa qytetarë.

SPB Strumicë ka bërë inspektim në prani të prokurorit publik, ndërsa personat janë arrestuar dhe gjenden në SPB Strumicë. Kutitë e gjetura me cigare u konfiskuan. SPB Strumicë punon në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Përgatiti Katerina Dafçeva