KNEISSL: BISEDIMET ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË NUK JANË SHPËRBLIME

556
0
SHPËRNDAJE

Karin Kneissl minstrja për Punë të Jashtme e Austrisë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë tha se këto vende kanë përmbushur detyrat e tyre dhe se në pyetje është kredibiliteti i BE-së.

“Nuk mund të flas në emër të gjithë 27 anëtarëve, por në sytë tonë nuk bëhet fjalë për shpërblim për atë që kanë bërë këto vende, por kjo çështje është logjike. Ju kemi dhënë detyra Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ju kemi thënë që duhet t’i përmbushin. Në rastin e Maqedonisë së Veriut kemi thënë se duhet të gjendet zgjidhje për emrin, ndërsa nëse Shqipëria bën reforma në gjyqësi, atëherë do të bisedohet për kredibilitetin tonë”, tha Kneissl.