FJALËT E PARA TË NAINGGOLAN SI LOJTAR I INTERIT

444
0
SHPËRNDAJE

Nainggolan ka mbërritur në Milano dhe sot do t’i kryejë testet mjekësore te Interi
Mesfushori belg është pritur nga tifozë të shumta para testeve mjekësore që do t’i kryejë gjatë ditës së hëne, për ta kompletuar transferimin te Interi, raporton “Football Italia”.

Marrëveshja është arritur për 24 milionë euro si dhe dy lojtarë: Davide Santon dhe Nicolò Zaniolo.

“Jam shumë i lumtur. Shpresoj se do të jenë edhe tifozët kur të luaj”, tha Radja Nainggolan pas takimit me Zi Kaltrit.

Nainggolan, që mbushi 30 vjet muajin e kaluar, ka qenë pjesë e Romës që nga janari i vitit 2014, ku ishte transferuar për 18 milionë euro.