Vijon mot me temperatura edhe mbi 30 gradë

TË FUNDIT

Mot dukshëm më i ngrohtë dhe kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare jugore na pret gjatë fundjavës.

Nga DPHM informojnë se temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej tre deri 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 29 gradë nesër, 25 deri 33 gradë të dielën dhe 27 deri 34 gradë të hënën.

Temperatura të tilla vijojnë edhe në ditët e ardhshme nga e marta, prej kur do të ketë edhe kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima në orët e pasdites.