DIABETI MERR PËRMASA PANDEMIKE , EDUKIMI, HAPI I PARË PËR PARANDALIMIN E TIJ

852
0
SHPËRNDAJE

Sipas statistikave botërore 1 në 11 persona është i sëmurë nga diabeti, ndërsa parashikohet se deri në vitin 2040 numri do të ndryshohet në 1 në 10 persona. Një nga shtatë foshnja vuajn nga diabeti gestacional. Këto janë treguesit më të fundit nga lëvizja pandemike e diabetit. Autoritetet Botërore të Shëndetit kanë filluar të alarmojnë për këtë gjendje, e cila, nëse nuk monitorohet mund të jetë fatale për jetë. Nga shoqatat në Maqedoni thonë se edukimi është hapi i parë drejt parandalimit.

 

 “Edukimi është hapi i parë themelor për parandalimin e diabetit të tipit 2. Domethënë, përmes karvanëve edukativ që janë duke ndodhur për momentin, duke iu falënderuar shoqatës Balans MK, ndërsa gjatë vitit edhe shoqatave të tjera të cilat organizojnë ngjarje të tilla, mundohemi që të ndikojmë për një mënyrë të shëndetshme të jetesës, që është edhe hap  për parandalim ose sa të jetë e mundur të vonohet paraqitja e diabetit të tipit 2”, tha Bojan Kirov – Kryetar i shoqatave kundër diabetit.

Aktivitetet e pakta fizike, ushqimi i shpejtë dhe jo cilësor janë disa nga arsyet të cilat vihen si shkaqe për paraqitjen e diabetit. Pacientët më të moshuar thonë se duhet pasur kujdes në ushqim, në mënyrë që të mbahet sëmundja nën kontroll.

-Duhet pasur kujdes me ushqimin, sa e përdor dhe të mos teprohet me ushqim. Duhet të hamë më shpesh dhe më nga pak. Për shembull duhet të hamë 3-4 herë në ditë dhe më nga pak.

-Të kenë kujdes me ushqimin e shpejtë, me produktet e ëmbla. Të merren më shumë me sport, më shumë të lëvizin dhe të ushqehen më shëndetshëm.

Në Maqedoni 500 fëmijë dhe adoleshentë kanë diabet të tipit 1. Ndërsa nuk ka të dhëna se sa persona janë në gjendje paradiabetike ose me diabet të tipit 2.

 

“Kryesisht fëmijët në Maqedoni jetojnë në gjendjen të cilën e shkakton diabeti i tipit 1. Them gjendjen pasi që nëse mirë e rregullojmë diabetin atëherë mund të jetohet në mënyrë normale, në fakt të mos shkaktohen komplikime të mëvonshme, dhe të shmanget që kjo gjendje të shndërrohet në sëmundje. Në Republikën e Maqedonisë, ka mbi 100 mijë persona me diabet, prej tyre 40 mijë janë me terapi me insulinë, si dhe të gjithë fëmijët me TIP 1”, u shpreh Natasha Despotovska Dimitrieska – kryetare e lidhjes së shoqatave të diabetit tek fëmijët.

 

Nga shoqatat e personave me diabet  presin që deri në fund të vitit me nënshkrimin e tenderit të ri të përmirësohet kualiteti i insulinës. Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë që më në fund të blihen insulina të reja, të cilat, siç thonë ata, janë të regjistruara në Byronë e Barnave, por nuk janë duke u prokuruar. Përndryshe, 12 për qind e buxheteve botërore të shëndetit shpenzohen për kontrollim dhe trajtim të diabetit.

 

Përgatiti: Katerina Dafçeva