DONACION NGA SHOQATA “BREZA” DHE KOMUNA TURKE, ULËSE DHE BANKA PËR SHKOLLËN “SKËNDERBEU” NË HARAÇINË

939
0
SHPËRNDAJE

Banka dhe ulëse të reja për Shkollën fillore Gjergj Kastioti Skënderbeu, në Haraçinë. Kjo shkollë kishte nevojë për inventar një kohë të gjatë, thonë qytetarët dhe drejtori i shkollës. Këtë dhuratë e morën nga  Shoqata “Breza” me në krye Fari Badem nga Republika e Turqisë, në bashkëpunim me kryetarin Remzi Ajdin nga Komuna Ejup Sulltan. Shkolla në fjalë ka edhe shumë nevoja të tjera, për momentin është ende duke u rikonstruuar, thotë drejtori i shkollës.

“Klasat që i kemi të gjitha janë të meremetuara, me dysheme, toaletet me dyer dhe të gjitha mjetet, për momentin jemi një hap përpara”, tha Azem Hakiu, Drejtor i Shkollës fillore “GJKS”.
Fshatit Haraçinë iu donua edhe një furgon i posaçëm për funerale. Banorët e fshatit thonë se deri më tani këtë shërbim ata e kanë kryer me mundësitë e veta.

“Si çdo fshat tjetër, përkatësisht me veturat tona, deri te varrezat. Kështu ka vepruar secili person përkatësisht çdo xhami. Tani do ta kemi një furgon të përbashkët i gjithë fshati. Është e mirëseardhur për ne”, tha Xheladin Halimi, përgjegës i Shkollës.

Të pranishëm në pranimin e donacionit ishin edhe imami i Xhamisë së Komunës së Haraçinës dhe kryetarja e komunës Milikije Halimi. Ata falenderuan donatorët dhe u shprehën se kjo ndihmë do të kontribojë në rritjen e cilësisë së arsimit në këtë komunë.

Përgatiti: Almedina ismajli