SERBIA ANKOHET NË FIFA PËR KËPUCËN E SHAQIRIT DHE DISA ARSYE TJERA

4788
0
SHPËRNDAJE

Pas humbjes së mbrëmshme nga Zvicra, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka bërë gati një ankesë në FIFA. Federata serbe ankohet për mosndarje të drejtë nga referi i ndeshjes së mbrëmshme.

”Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë Savo Millosheviç dhe Jovan Shurbatovic kanë njoftuar një ankesë për FiFA mbi gjyqin tendencioz të Felix Brych në ndeshjen Serbi – Zvicër 1: 2”, bënë të ditur RTS.

Raportohet se e  Serbia do të ankohet edhe për “provokimet” e futbollistëve shqiptarë dhe tifozëve gjatë ndeshjes në Kaliningrad, për këpucët sportive të Xherdan Shaqirit që përmbajnë flamurin e shtetit të Kosovës, si dhe për mos përdorimin e sistemit VAR në një kërkesë për penallti.

Ekipi kombëtar i futbollit serb u mposht nga Zvicra në Kaliningrad me rezultat 2:1, në raundin e dytë të Grupit E në Kupën e Botës.