BRAZILI SHËNON DY GOLA NË MINUTAT SHTESË

768
0
SHPËRNDAJE

Fati i buzëqeshi brazilianëve në fund të ndeshjes me Costa Rikën. Pasi gjyqtari caktoi 7 minuta lojë shtesë, Philippe Coutinho befasoi të gjithë teksa shënoi golin e parë të ndeshjes, shkruan rtv21.tv

Pas tij, Neymar pas përpjekjeve të shumta arriti që në minutën e 7 shtesë të shënojë golin e dytë, duke përmbyllur kështu rezultatin 2:0 në favor të Brazilit. Brazili pas 2 ndeshjeve ka 4 pikë, ndërsa Costa Rika nuk ka asnjë pikë.

Serbia gjendet në vendin e dytë me 3 pikë pas ndeshjes së parë, ndërsa sonte do të ndeshet me Zvicrën që ka 1 pikë dhe rradhitet momentalisht në vendin e tretë./21Media