MELANIA TRUMP KRITIKOHET PËR MBISHKRIMIN SKANDALOZ NË XHAKETËN E SAJ

1460
0
SHPËRNDAJE

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump është kritikuar për zgjedhjen e xhaketës së saj të veshur gjatë një udhëtimi në një qendër të ndalimit të fëmijëve të emigrantëve në Teksas. Në xhaketën e saj shkruan “Unë me të vërtetë nuk kujdesem, a kujdesuni ju?”. Melania në xhaketën e saj përmbante këtë mbishkrim grafitesh ndërsa hipi në një aeroplan, transmeton rtv21.tv.

12-16 merlin_140003526_6fa1dc5a-9600-48ab-98c7-1f3ae29764c5-superJumbo merlin_140004672_6e88ac0d-a891-4716-aede-ec6f0880212b-superJumbo Screenshot_4Zëdhënësja e saj tha se nuk kishte asnjë mesazh të fshehur por sipas saj është një zgjedhje e modelit të mëparshëm të modës. Çmimi prej 39 dollarësh nga “Zara” ka shkaktuar një trazirë në mediat sociale. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump më vonë ka reaguar se mbishkrimi në pallton e gruas së tij i referohet “lajmeve të rreme”. Disa orë pasi fotografia e veshjes së saj u bë ‘hit’ në internet, ajo përsëri e veshi atë xhaketë kur zbriti nga avioni. Ajo injoroi pyetjet e gazetarëve kur hyri në autokolonën presidenciale./21Media