KROACIA FITON BINDSHËM KUNDËR ARGJENTINËS

1208
0
SHPËRNDAJE

Kroacia ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Kombëtarja e Kroacisë ka mposhtur 3 me 0 nën-kampionin botëror Argjentinën.

Ekipi i Zlatko Dalic shënoi tri gola gjatë pjesës së dytë. Të parin e shënoi Rebic në minutën e 53’të, të dytin Luka Modric në minutën e 80’të dhe të tretin, Ivan Rakitic në minutën e 91+.

Me këtë fitore kombëtarja Kroate ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore.

Ndeshjen e radhës Kroacia e luan ndaj Islandës, kurse Argjentina ndaj Nigerisë.