Kuvendi pohon se është e pakompletuar! Hidhet poshtë iniciativa për referendum kundër librave digjitalë

TË FUNDIT

Iniciativa Qytetare për mbajtjen e referendumit kundër digjitalizimit të teksteve shkollore, u hodh poshtë nga ana e Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Komisionit Juridik-Ligjvënës. Arsyetimi për këtë vendim është se kërkesa që e ka dorëzuar grupi “Libra dhe mësim patjetër të ketë” nuk është në pajtueshmëri me Ligjin për Referendum, respektivisht nënshkrimet nuk janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kurse formularët nuk janë të verifikuar. Dragana Spasevska nga Iniciativa Qytetare thotë se nënshkrimet janë grumbulluar të shtunën, me qëllim, siç shtoi, të reagojnë shpejt kundër sjelljes së këtij ligji.


“Sinqerisht po shpresojmë se mijërat qytetarë do të jenë faktor për vendimin e kësaj çështjeje. Të njëjtët këta qytetarë që ishin në protestat i kanë votuar këta persona që punojnë për interesin e tyre. Kjo nuk do të na pengojë që ta çojmë procedurën deri në fund edhe  pas protokollit administrativo-teknik, ne do t’i publikojmë datat dhe vendet për mbledhjen e nënshkrimeve”, u shpreh Dragana Spasevska nga iniciativa qytetare.

Spasevska reagoi se në komisionet kuvendore i thirrën vetëm për ta dëgjuar vendimin, ndërsa se nuk u kanë lejuar të flasin kur kanë kërkuar fjalë. Nga kjo iniciativë paralajmëruan se do t’u drejtohen institucioneve ndërkombëtare.


“Do t’i drejtohemi edhe delegacionit të BE-së dhe KB-së, përkatësisht UNICEF, me përfundimin tonë, qytetarët nuk e pranojnë flamurin evropian për ligjin e këtillë kontrovers, e as nuk i pranojnë mjetet financiare të Bankës botërore për realizimin dhe zbatimin e të njëjtit”, shtoi Dragana Spasevska nga iniciativa qytetare.

Nga kjo iniciativë paralajmëruan se do të vazhdojnë me organizimin e protestave, ndërsa protestën e radhës do ta mbajnë më 24 maj, në Ditën e iluministëve mbarësllovenë, Kiril dhe Metodij.