Ekspozita e re e artit “Arratisja” në Rezidencën e BE

TË FUNDIT

Sot, Ambasadori Dejvid Gir, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian, dhe Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Verut, kanë hapur ekspozitën e artit “ARRATISJA” në Rezidencën e Bashkimit Europian në Shkup.

“ARRATISJA” është një vazhdimësi e ekspozitës “Arti i mërzisë” që është frymëzuar nga izolimi që ka rrjedhur nga masat e KOVID -19 gjatë vitit të kaluar.

“ARRATISJA” përbëhet nga veprat që ofrojnë arratisje nga realiteti përmes artit të jashtëzakonshëm në fjalët e kuratores Dijana Tomik Radevska: “Sot më shumë se kurrë ne duam që të largohemi nga realiteti dhe ndikimi negativ që ka civilizimi jonë në jetën tonë (dhe që ne na kushton jetë). Ne duam të braktisim realitetin sepse ne nuk i besojmë më. Kjo krijon paraqitjen e disa pyetjeve etike: nëse qasja e artistit, si dhe rezultati përfundimtar i punës të tyre  janë korrektiv të asaj që ne shohim në jetën tonë të zakonshme, atëherë përgjigja mund të gjendet në arratisjen përmes soditjes.  

Përzgjedhja e artistëve është realizuar nga Galeria Akantus në Shkup. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin veprat nga Stefan Manevski, Gazanfer Bajram, Dorotej Neshovski, Goran Ristevski, Zulejha Zuberi Ali, Sofia Grigoriadou, Durmish Qazim, Atanas Botev, Hristijan Tomanoski dhe Voskresija Andreevska.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri në 30 qershor të vitit 2021. Rezervimi i kohës për të vizituar dhe biletat pa pagesë mund të merren përmes platformës në vijim: https://www.eventbrite.com/e/art-of-boredom-tickets-146369080861