Kontesti për gjuhën, Pendarovski me Radevin pret “bisedë të denjë prej dy xhentëlmenëve”

TË FUNDIT

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev do të shënojnë 24 majin, ditën e “Shën Kirilit dhe Metodit” bashkërisht, më 25 maj.

Radevi me aeroplanin e tij, do të marrë ekipin e Pendarovskit, dhe do të shkojnë në Romë.

Në këtë takim, në mënyrë joformale, Pendarovski tha se do të flitet edhe për kontestin për gjuhën dhe identitetin maqedonas, mes Shkupit dhe Sofjes.

“Nuk është planifikuar të ketë bisedime formale”, tha Pendarovski, transmeton TV21.

Ka deklaruar, se bisedimet do të jenë në atë nivel, sa secili sërish do të qëndrojë në qëndrimet e veta, pasi siç sqaron, negociatat i udhëheqin qeveritë, dhe jo presidentët.

Megjithatë, tregon se çfarë përshtypje i jep Radevi për kontestin.

“Më duket se presidenti Radev ka një retorikë më të përmbajtur, nëse flasim për retorikën me të cilën i sqaron qëndrimet bullgare. Pres që sërish të jetë një bisedë e denjë mes dy xhentëlmenëve” , tha Pendarovski./TV21