FOTO/Momenti i shpërthimit të vullkanit në Islandë

TË FUNDIT

Vullkani “Fagradalsfjall”, në Islandë ka shpërthyer pas 6 mijë vitesh. Mediat e  huaja bëjnë me dije se imazhet që ka ofruar shpërthimi i vullkanit janë një spektakël i vërtetë.

Shkëlqimi i llavës së tij mund të shihej nga periferia e kryeqytetit të Islandës, Reykjavík, nga 32 kilometra largësi.

Miguel Angel Morenatti, një fotograf i pavarur për Seviljen për The Associated Press, është shprehur se pati fatin që të sillte  pamje të bukura gjatë udhëtimit të tij nga ky vend i Atlantikut Verior, kur dëgjoi për këtë shpërthim më 19 mars të këtij viti.

Ai është shprehur se nga këndi i fotografit, “peizazhi  i Islandës është një parajsë”.

Arritja në kulm nuk është e mundur për të gjithë. Është një ngjitje e mundimshme, e cila t’i merr dy deri në tre orë. Kur të mbaroni ngjitjen, ju mendoni me habi se çfarë ndodhë atje. Një imazh mbresëlënës, një tingull i ‘Dante-esque’, dhe një erë e gazrave që arrijnë në fytin tuaj”, është shprehur ai.