Nga Klinika Infektive në kryesinë qendrore të LSDM-së, Milena Stefanoviq zgjedhet anëtare!

TË FUNDIT

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut, ka zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë qendrore.

Ajo çfarë tërheq vëmendjen, është se anëtare është zgjedhur edhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stefanoviq.

Anëtarë të kryesisë qendrore janë zgjedhur: Ana Daneva Markova, Stefan Bogoev, Nina Fiti, Dimitar Kovaçevski, Milena Stefanoviq, Kosta Kostadinov, Andrijana Budimir, Bllagoja Boçvarski, Renata Jahovska, Petre Shilegov, Sofija Pejkova, Muhamed Zekiri, Melisa Cenovska, Nikica Baçovski, Tanja Tomiq, Darko Kaevski, Jovana Tremçevska dhe Vasko Kovaçevski.

“Nga 18 anëtarë, 9 janë femra, 6 vijnë nga të rinjtë”, tha Zaevi, transmeton TV21.