BORISOV REFUZOI TË TAKOHET ME IVANOVIN, “TAKIMI DO TË ISHTE TRADHËTI NDAJ CIPRASIT DHE ZAEVIT”

733
0
SHPËRNDAJE

Edhe pse për nesër ishte paralajmëruar takim mes kryeministrit të Bullgarisë dhe Presidentit të Maqedonisë, megjithatë, Bojko Borisov, vendosi që ta anulojë takimin me Gjorge Ivanovin. Një vendimi i tillë i kryeministrit bullgar, Ivanovi e ka cilësuar si vendim i papjekur.

“Po edhe mua më kumtuan tani. U befasova, por ky është vendimi i tij, si dhe përgjegjësia, sepse ai nuk është vetëm kryeministër i Bullgarisë, por është edhe kryeministër i një vendi, i cili kryeson me Bashkimin Evropian, kurse BE-ja promovon dialog, konstruktivitet, transparencë dhe bashkëpunim”, tha Gjorge Ivanov, President i Republikës së Maqedonisë.

Sipas Borisovit, pas bisedimeve të shumta dhe pas ndihmës nga ana e tij për përmirësimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë, takimi me Ivanovin do të thoshte tradhëti ndaj Ciprasit dhe Zaevit.

“Do të ishte tradhëti në qoftë se pas asaj që e lexova dje, pas takimit që zgjati 120 sekonda mes kryeministrit Zaev, ministrit të jashtëm dhe Presidentit Ivanov, ta mirëpres atë me nderime. Andaj, vlerësova se sot nuk është momenti”, tha Bojko Borisov, kryeministër i Republikës së Bullgarisë.

Borisov para mediave deklaroi se Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev janë kryeministra shumë të guximhëm, të cilët, siç tha, e kanë përkrahjen e tij të plotë për zgjidhjet të cilat nuk janë të rëndësishme për dy popujt. Kryeministri i Bullgarisë, shtoi se në qoftë se nuk ka marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë, vendi nuk ka asnjë shans që të lëvizë përpara, as drejt NATO-s, e as drejt BE-së.

Përgatiti: Aleksandra Gjorgieva