KOCIAS: NUK DO TË SHKOJ ME PUSHIME VERORE PA MBYLLUR MARRËVESHJEN E DETIT ME SHQIPËRINË!

731
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm grek Kocias gjatë vizitës zyrtare në Moskë ka folur edhe  mbi situatën ne Ballkan e posaçërisht për negociatat me Shqipërinë. Ai deklaroi se shumë shpejt do të finalizohet edhe marrëveshja e detit me Shqipërinë.

Me Shqipërinë kishim probleme 70 deri 100 vjeçare. Bazuar në politikën tonë të jashtme aktive, ne kemi arritur me Shqipërinë të zgjidhim problemet prej shumë dekadash. Shumë shpejt, besoj, do t’i japim fund negociatave në një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përkufizimin e kufijve dhe zonave detare.” Tha Kotzias.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij rus Sergei Lavrov, ai tha se nuk do të shkonte me pushime verore pa mbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.