“LUFTËTARI MBI KALË” ME EMËR TË RI, “ALEKSANDRI I MAQEDONISË” SI PJESË E KULTURËS HELENE

819
0
SHPËRNDAJE

“Luftëtari mbi kalë”  do të quhet “Aleksandri i Maqedonisë”, me shpjegimin në përmendore se bëhet fjalë për Aleksandrin e Maqedonisë si pjesë e periudhës antike helene si trashëgimi kulturore botërore. Përmendoret e ndërtuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, të cilat e pasqyrojnë kulturën helene si trashëgimi kulturore botërore do ta fitojnë këtë epitet, tha në pres konferencën e sotme Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë. Nuk do të rrënohet as përmendorja e Filipit të Dytë dhe Olipmija. Ndërsa Boshnjakovski shtoi se tani e tutje është se sigurtë se Qeveria nuk do të turpërohet t’i quaj përmendoret ashtu siç janë.

“Luftëtari mbi kalë”  do të quhet “Aleksandri i Maqedonisë” ajo që në të vërtetë edhe është, dhe do të japim shpjegim në kuadër të përmendores se për çka bëhet fjalë, përkatësisht Aleksandri i Maqedonisë si pjesë e periudhës antike helene dhe si trashëgimi kulturore botërore. Nuk do të rrënohet Aleksandri i Madh, do të mbetet si simbol i miqësisë mes Greqisë dhe Maqedonisë”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.