KURZ: MAQEDONIA KA SHANS TË HYJË NË BE

3277
0
SHPËRNDAJE

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz e mirëpriti arritjen e marrëveshjes mbi rizgjidhjen e çështjes së emrit midis Greqisë e Maqedonisë me ç’rast tha se vendi i tij beson se Maqedonia tashmë mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Si Republikë e Maqedonisë ne shohim një perspektivë të qartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe natyrisht edhe për Maqedoninë, sidomos tash pas marrëveshjes për emrin me Greqinë, që ti bashkohen Bashkimit Evropian”, tha Sebastian Kurz në një konferencë për gazetarë gjatë vizitës së tij në Berlin.

Sipas marrëveshjes, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se vendi i tij zyrtarisht do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”. Aktualisht ajo njihet zyrtarisht në Kombet e Bashkuara me emrin e përkohshëm si “Ish-republika jugosllave e Maqedonisë“.