BUJQIT ANKOHET PËR ÇMIMIN E DOMATEVE, KONKURRENCA NGA JASHTË, JO E DRETË

1025
0
SHPËRNDAJE

Bujqit e rajonit të Strumicës ankohen për çmimin e ulët blerës të domateve. Nga shtatë qershori thonë se ka ulje të përshpejtuar të çmimit i cili sot është 10 denarë, e kjo është gjysma e shpenzimeve të cilat ata i kanë për të prodhuar një kilogram domate. Ata thonë se e kanë informuar ministrin për bujqësi në lidhje me këtë gjendje dhe se kanë marrë premtim se ekipet së shpejti do të dalin në terren.

“Çmimet po bien në mënyrë rapide, tregu është i mbingarkuar, kërkesa është ulur, nuk ka eksport kurse çmimi i domateve sot është vetëm 10 denarë. Në Dobrejci, Piperevo dhe Prosenikovë, domatet nuk janë mbledhur tashmë një javë. Njerëzit presin çmime më të mira. Kërkojmë çmim normal, pasi që domatet neve na kushtojnë 20 denarë. Kërkojmë çmim normal prej 25 denarësh dhe kushte për jetë dhe ekzistencë”, u shpreh Vanço Mitev, Lidhja e shoqatave të Bujqve, Strumicë.

Sipas Mitevit, përveç konkurrencës nga vendet fqinje, problem është edhe mosekzistenca e prodhimtarisë së dakorduar e cila sipas tij është kusht për blerësit e licencuar. Kërkon që inspektorati të kryejë kontrolle më të mëdha.

“Që një tregtar të marrë licencë, duhet 40%  e prodhimtarisë së tij të jetë e dakorduar. Megjithatë askush nuk lajmërohet tek ne, tek asociacionet, tek bujqit për tu marrë vesh për prodhimtarinë, dhe për të filluar me blerje. Po të shkoni tani, do të shihni se të gjitha depot janë të mbyllura. Ndërsa ai duhet  ta blejë prodhimin për të cilin është marrë vesh. Prej këtu apeloj që inspektorati nuk është duke e bërë punën e tij”, tha Mitev.

Blerësit nëpërmes një bisede telefonike thonë se blerja e domateve nuk është ndalur, ndërsa çmimi blerës është 15 denarë për një kilogram. Nga Ministria e Bujqësisë theksojnë se do të dalin me qëndrim rreth kësaj çështjeje. Ndryshe, nga 15 maj deri më 10 qershor të këtij viti janë eksportuar 6.1 milionë kilogramë domate në vlerë prej mbi 3.5 milionë euro në 10 vende, siç janë Serbia, Greqia, Kroacia, Bullgaria, Moldavia, Romania, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Sllovenia etj. Sipas statistikave, pothuajse 70% nga e gjithë prodhimtaria e domateve në Maqedoni kultivohet në rajonin e Strumicës, ku mbillen mbi 4 mijë hektar domate.

Përgatiti: Katerina Dafçeva