ZYRTARE: UNITED PËRFORCOHET ME NJË MBROJTËS

330
0
SHPËRNDAJE

Dalot transferohet në Manchester United

Manchester United kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit 19 vjeç të Portos, Diogo Dalot.

Portugezi i ka kushtuar skuadrës së Morurinhos 18 milionë funte dhe ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare.

“Transferimi te Manchester Unitedi është mundësi e pabesueshme për mua. Jam rritur në akademinë e Portos dhe u jam falënderues për gjithçka që kanë bërë për mua”, ka thënë mbrojtësi pas transferimit në United.

Dalot është transferimi i dytë i Unitedit, pasi që skuadra angleze ditë më parë ka nënshkruar me mesfushorin brazilian Fred./21Media