PAGA MINIMALE SHQETËSON PUNËDHËNËSIT, ANKOHEN SE RRITJA E PAGËS BËHET NË KURRIZ TË TYRE

656
0
SHPËRNDAJE

Pyetja e gazetarëve se a do të kërkohen vrima në ligjin për pagë minimale, për mos t’i paguar punëtorët, nuk i pëlqeu anëtarit të bordit drejtues të tekstilit, Sashko Staenovskit. Ai thotë se me implementimin e ligjit për pagë minimale, 80% e të gjitha të ardhurave

shkon për pagën e punëtorëve. Punëdhënësit ankohen dhe kërkojnë subvencione sikurse bujqit. Staenovski kërkon që Qeveria ta përkrahë ligjin, të cilin vetë e ka miratuar. Ai shton se rritja e pagave të punëtorëve shkon në kurriz të punëdhënësve.

“Nëse dikush nga qeveria del dhe na thotë se pagat janë rritur, nuk i kanë rritur ata, ne i kemi paguar të hollat. Eja të shohim nëse ministrat na i kanë dhënë neve të hollat. Lehtë është të dalish në televizion dhe të thuash – pagat janë rritur. Edhe atë duhet të rriten 60% për gjashtë muaj, e gjithë kjo bie në kurrizin tonë”, tha Sashko Staenovski, anëtar i Bordit drejtues të tekstilit.

Disa kompani kanë lajmëruar se nuk munden t’i paguajnë as të ardhurat personale. Që nga fillimi e kemi ditur se ligji për pagën minimale do të shkaktojë probleme thotë kryeatarja e grupit të tekstilit. Ajo shpjegon se industria e tekstilit në Maqedoni është në gjendje të mjerueshme dhe se shumë kompani do të mbyllen me çka edhe shumë punëtorë do të mbeten të papunësuar.

“Publikisht ju informoj që kushtet në industrinë e tekstilit janë jashtëzakonisht të vështira. Ka kompani të cilat po mbyllen. Të gjithë e dinim se njëherë atë do ta bëjnë kompanitë e huaja, të cilët do të tërhiqen nga këtu. Mundësitë në industrinë e tekstilit janë gjithnjë e më të vogla, momentalisht kompani të cilat  gjatë gjithë kohës janë në konakt na informojnë se nuk do të jenë në mundësi që t’i paguajnë as të ardhurat personale”, tha Marjana Perkovska, kryetare e Grupit të Teklstilit.

Ligji për pagë minimale u miratua nga muaji shtator i vitit të kaluar me 12 000 denarë pagë minimale, ndërsa firmat do të jenë të mbështetura financiarisht nga shteti për realizimin e kësaj mase. Por një gjë e tillë, sipas sipërmarrësve, ende nuk ka ndodhur.

Përgatiti: Almedina Ismajli