30 humbje jete dhe 447 të infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 447 raste të reja nga 3.034  testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 620 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 30 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar  716.173 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 151.569 persona.

Nga personat e infektuar, 131.530 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.772 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.267./TV21