Qarku i Elbasanit ishte një nga synimet ku Partia Demokratike mund të pretendonte një përmbysje në zgjedhjet parlamentare. Por zhvillimet e ndodhura duket se ka ndikuar në rezultatin final në këtë qark.
Partia Socialiste ka fituar tetë mandate, ndërsa PD-ja mori gjashtë mandate. Në listën e demokratëve ishte shkrimtarja Flutura Açka, e cila ka postuar një poezi të sajën në rrjetet sociale kushtuar rezultatit të zgjedhjeve.
Më poshtë poezia e saj
Pse je n’trishtim Atdhe?
Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,
i prenë biletat për në udhëbotë,
e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!