Rama: Shqipëria fitoi

TË FUNDIT

Një ditë pasi e shpalli fitoren në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mëngjesin e sotëm publikoi një fotografi me mbishkrimin “Shqipëria fiton”.

Rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i kutive të fundit të Tiranë, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave për partitë.

Nga 1243 qendra votimi ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 %, ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe PSD e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %.

Në total në të gjithë vendin janë numëruar 5198 kuti nga 5199 gjithsej. Partia Socialiste ka siguruar deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime më 25 prill për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm.