28 viktima dhe 450 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 450 raste të reja nga 2.874 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 1001 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 28 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 713.139 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 151.122 persona.

Nga personat e infektuar, 130.910 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.742 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.470./TV21