LETRA E BUFFONIT DREJTUAR TIFOZËVE TË JUVENTUSI-T

659
0
SHPËRNDAJE

Kapiteni ka shpallur largimin nga Juve në fund të sezonit, por në moshën 40-vjeçare ai ka shprehur dëshirën të vazhdojë dhe javën e ardhshme ka thënë se do të marrë vendimin zyrtar, të luajë në ndonjë skuadër tjetër apo të pensionohet pas një karriere birliante. “6111 momente të mbushura me pasion. Gëzime, lot, disfata dhe triumfe.

“Faleminderit. Faleminderit të gjithëve. Të gjithë ju keni kontribuar duke e bërë jetën time tek Juventus të veçantë. Një jetë që është bërë një lëkurë e dytë.

“Një lëkurë që kam mbajtur, kam dashur dhe respektuar. Teksa nesër do të mbyllet një udhëtim. Një libër që shkruam bashkë mbyllet. Ka shumë emocione.

“Një aventurë e re fillon.

“Juventus është një familje. Familja ime. Gjithmonë do ta quaj shtëpi.

Shumë emocione të përjetuara, shumë sfida, të fituara, por edhe të humbura.

“Mbërrita me biçikletë këtu. Isha akoma i ri.

“Kurrë nuk do të qëndroj larg këtij vendi. Përshëndes të gjithë shokët e ekipit të cilët gjithmonë do t’i quaj VËLLEZËR.

“Fino alla fine! Gjithmonë i juaji” ka shkruar Guanluigi Buffon.